Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përplasja e titullit në F1, Hamilton dhe Verstappen rrezikojnë shumë, Ricciardo triumfon në Itali

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 18:07 | Sporte të tjera

Daniel Ricciardo është rikthyer te triumfi pas 3 vitesh në Çmimin e Madh të Italisë, ku vëmendjen më të madhe edhe këtë herë e morën Lewis Hamilton dhe Max Verstappen, të cilët e mbyllën garën para kohe.

Dy pilotët që kryesojnë renditjen e këtij sezoni në Formula 1 dhe janë në garë për trofeun u përplasën mes tyre në një aksident të rrezikshëm, por fatmirësisht pa pasoja për ta.

Në xhiron e 26-të, piloti britanik sapo doli nga bokset dhe po mbante anën e brendshme të pistës para kthesës dyshe. Nga vija e drejtë po vinte me shpejtësi Verstappen dhe asnjë nga pilotët nuk hapi krahun, duke përfunduar kështu në kontakt dhe mbyllën para kohë garën.

Ndërkohë, i dytë në finish arriti piloti tjetër i McLaren, Lando Norris, ndërsa podiumi u mbyll nga Valtteri Bottas. Ndërsa dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, u renditën përkatësisht në vendin e katërt dhe të gjashtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani