Publikohen masat e reja në Kosovë, shtyhet nisja e shkollës

Koronavirusi ne kosove 1100x620

Për shkak të situatës së rëndë nga koronavirusi, qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për masa të reja ndaj pandemisë, ku ndër të tjera ka shtyrë deri më 26 shtator nisjen e shkollës.

Në vendim theksohet se të gjithë ata persona që hyjnë në territorin e Kosovës duhet të kenë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave sereologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, ose Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Mbajtja e maskës do të vijojë të jetë detyrim edhe në ambientet e jashtme. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00.