Rikthehen akuzat për abuzim seksual, parulla kundër CR7 fluturon mbi “Old Traford”

Untitled collage 2021 09 12T092336.869 1100x620

Jo gjithçka shkoi mirë për Cristiano Ronaldo në ditën e tij të debutimit me Manchester United, pavarësisht dy golave të shënuar.

Një baner ku shkruhej “Besojini Kathryn Mayorga”, fluturoi përpara nisjes së ndeshjes mbi “Old Traford” në mbështetje të një gruaje që e akuzon portugezin për abuzim seksual.

Grupi i feministeve “Level Up”, që mori përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje, shprehet se donte t’i rikujtonte edhe njëherë turmës së njerëzve në stadium akuzat për përdhunim ndaj yllit të United.

Skandali ndaj Ronaldo shpërtheu kur Kathryn Mayorga e akuzoi se e kishte sulmuar në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas. Ngjarja u mohua nga CR7.

Në vitin 2019, prokurorët amerikanë arritën në përfundimin se futbollisti nuk do të përballet më këto akuza.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 22 kilometra në verilindje të Tiranës