Rikthehet “Festa e Lakrorit” në Korçë

“Festa e Lakrorit” rikthehet në Korçë edhe këtë vit në fshatin Polenë. Lakrori me dy petë i përgatitur nga amvisat korçare dhe i pjekur në saç ka bërë bashkë banorët e fshatit Polenë, qytetarët korçarë dhe turistë vendas edhe të huaj për të shijuar gatimin më të veçantë korçar.

Amvisat të cilat përgatisin lakrorin me dy petë u shprehën se ndihen të lumtura dhe e kanë pritur ketë festë edhe pse një vit më parë u kushtëzuan për shkak të pandemisë.

Ndër të tjera ky gatim tradicional është traditë e Polenës dhe amvisat e demostrojnë para qytetarëve që në pamje të parë  duket i thjeshtë po për tu përgatirur ka sekretet e veta.

Kësaj feste i janë bashkuar qytetarë dhe turistë të cilët kanë shijuar lakrorin me përbërës të ndryshëm nën shoqërinë e miqve apo familjarëve.

Festa e lakrorit ruan traditën e fshatit Polenë dhe të gjithë zonës së Korçës ku qytetarët shijuan jo vetëm gatimin tradicional por edhe serenatën korçare. Instalcioni i veçantë me saçin , okllainë dhe jastragaçin i dhanë një vlerë të veçantë kësaj feste.