Rrëzohet avioni me pasagjerë në Siberi

avioni ne rusi rrezohet 1100x620

Një avion me 16 persona në bord është rrëzuar pasditen e së dielës në lindje të Siberisë.

Mediat ruse raportojnë se avioni ishte nisur nga Irkutsk, ndërsa u rrëzua rreth 4 kilometra larg pistës.

Autoritetet rusë kanë bërë të ditur se për fat të mirë të gjithë pasagjerët janë gjallë, vetëm njëri ndodhet në gjendje të rëndë.