Salianji: Shqipëria, një serë e madhe hashashi me urdhër të Edi Ramës

Ervin Salianji 1100x620

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkruan në rrjetet sociale se Shqipëria vijon të mbetet një serë e madhe hashashi.

Sipas Salianjit, raportet e OKB e nxjerrin Shqipërinë si vendin e parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe shton se kjo ndodh vetëm me urdhrin politik të Ramës.

“Pak ditë më parë, një fermer i dha fund jetës sepse produktet e tij kalbeshin për mungesë të tregut dhe subvencioneve. Në të njëjtat vështirësi janë mijëra fermerë, të braktisur nga një pushtet që prioritet dhe produkt kryesor ka hashashin. Shqipëria vijon të jetë një serë e madhe kanabisi, të parët në Europë për prodhimin e hashashit sipas raportit të OKB-së, sepse kultivimi ndodh me urdhrin politik të atij që e ktheu vendin në Kolumbinë e Europës për të siguruar vota nga krimi i organizuar”, shkruan Salianji.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019