Shpyllëzimi i vendit, 397 ha më pak në 5 vite, shkak zjarret dhe prerjet

Në një hark kohor prej 5 vitesh, vendi ynë ka një sipërfaqe me pyje me 397 ha më pak. Sipas Instat nga 1.052.237 hektarë me pyje në vitin 2016, sipërfaqja u rrudh në 1,051,841 hektarë vitin e shkuar.

Po, cilët janë faktorët kryesorë të shpyllëzimit?

Megjithatë, ekspertë të mjedisit në vend thonë se shifra e raportuar nga INSTAT nuk reflekton aspak situatën në terren.

Kjo pohohet edhe nga të dhënat e algoritmit Global Forest Watch, i cili vlerëson se në harkun e viteve 2016-2020 në vend u dogjën gati 82 mijë hektarë me pyje.

Mirdita,  Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit.

Për ekspertë të mjedisit, vendi ka nevojë urgjente për një reformë kombëtare në kuadër të ripyllëzimit. Gjithashtu ata rekomandojnë ristrukturim të shërbimit pyjor dhe kalimin e kompetencave nga bashkitë në pushtetin qendror.