Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Turqit në rrugë kundër vaksinimit të detyruar dhe masave antiCovid

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 08:47 | Bota

Më shumë se 2000 persona dolën në rrugën e Stambollit për të protestuar ndaj masave shtrënguese të qeverisë kundër koronavirusit si dhe bërjen të detyrueshme të vaksinës për disa kategori të ndryshme.

Protestuesit, pjesa më e madhe e të cilëve pa maskë, mbanin në duar parulla dhe lëshonin thirrje për të drejtat e njeriut, në një nga protestat më të mëdha të këtij lloji në Turqi.

Ditën e hënë, qeveria kërkoi pajisjen me pasaportë vaksinimi ose me test negativ të të gjithë personave që udhëtojnë me avionë, autobusë, trena si dhe atyre që duan të marrin pjesë në koncerte apo evente të tjera kulturore.

Të gjithë punonjësit e pavaksinuar të shkollave duhet të paraqesin testin PCR dy herë në javë. Maskat dhe distancimi social janë ende në fuqi.

Deri në këto momente, Turqia ka vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës antiCovid 64% të popullsisë. Megjithatë, shifrat e infektimeve vijojnë të jenë të larta. Vetëm në 24 orët e fundit u raportuan mbi 23 mijë raste të reja me Covid.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli