Vonesa në rrjetin ujësjellës në Gjirokastër, Bashkia penalizon firmën zbatuese

Punimet për rehabilitmin e rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën muzeale të Gjirokastrës jo vetëm që nuk kane perfunduar brenda afatit kohor, por jane drejt pezullimit.

Ky fakt është pranuar dhe bërë publik nga kryetari I bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi i cili ndër të tjera bën me dije se ndaj firmës që po kryen punimet janë vendosur edhe masa administrative.

Nga ana tjetër vonesa në përfundimin e punimeve ka vështirësuar jetesën e banorëve të zonës, të cilët e kanë të vështirë për të hyrë dhe dalë nga banesat e tyre.

Punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit duhet të kishin përfunduar në datën 17 gusht të këtij viti, por me sa duket vonesat dhe penalitet që priten të jepen ndaj firmës zbatuese do të shtyjë në kohë të pacaktuar përfundimin e punimeve.