Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Zhytje në të kaluarën”, në kërkim të anijeve të skllevërve

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 19:10 | Lifestyle

Një ekip zhytësish profesionistë tregojnë për CNN Travel emocionet e tyre, kur gjatë një ekspedite në thellësitë e ujërave, zbuluan një pjesë të rrënojave të anijes “Sao Jose-Paquete de Africa”, e cila u mbyt në Cape Town, teksa transportonte mbi 500 skllevër afrikanë nga Mozambiku në Brazil, në vitin 1794.

Mendohet se 212 nga robërit, së bashku me ekuipazhin, u mbytën gjatë një incident. "Ishte sikur mund t'i dëgjoja zërat. Ulërimat, vuajtjet, tmerri, dhimbja e të gjithë atyre individëve që ishin të lidhur, dhe më pas vdekja e ngadaltë në agoni", thotë Sadik, i cili ishte pjesë e ekipit të zhytjes që gjeti rrënojat e anijes.

Sipas të dhënave të dokumentuara, rreth 35 000 anije u përdorën për të sjellë mbi 12 milionë skllevër nga Afrika nëpër Atlantik midis shekujve të 15-të dhe 19-të. Disa nuk do të mund t’i mbijetonin udhëtimit dhe rreth 500 deri në 1000 anije, përfshirë “Sao Jos-Paquete de Africa”, u shkatërruan para se të arrinin në destinacionin e tyre.

“Të paktën 1.8 milionë skllevër afrikanë vdiqën në thellësi të ujërave. Kush flet për këtë? Kush po mban zi për jetën e atyre njerëzve?" - thotë ekipi zhytësve. “Ne kurrë nuk do t'i dimë emrat e tyre, nuk do të dimë asgjë për ta. Ata thjesht kanë humbur”.

Prej kohësh tashmë, një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në mbrojtjen, dokumentimin dhe interpretimin e anijeve të tregtisë afrikane të skllevërve, Diving With a Purpose (Të zhytesh për një qëllim) po përpiqen të nxjerrin këto histori të dhimbshme në sipërfaqe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani