Ambasadorja Kim takon anëtarët e KPK: Vettingu i pavarur, themeli i reformës në drejtësi

Screenshot 2 11 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka publikuar në rrjetet sociale fotot e takimit me komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ambasadorja Kim falënderoi KPK për përshpejtimin e procesit të vettingut dhe u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie profesiona.

“U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri. Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion, jo vetëm se është thelbësor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq. SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un”, shkruan Kim.

  • LAJMI I FUNDIT | Apeli lë në fuqi dënimin me 2 vite burg për Adriatik Llallën
  • LAJMI I FUNDIT | Ish-kryeprokurori është shpallur fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë