Berisha dorëzon shkresën në Kuvend: Jam deputet i Partisë Demokratike

Berisha ka deklaruar në seancën e sotme plenare se është deputet i grupit parlamentar të PD.

Pavarësisht se Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat vijon të mendoje se ky vendim ishte nul.

Tashmë administrata e Kuvendit do të verifikojë deklarimet me krerët e grupeve parlamentare ku për rastin e Berishës, do të jetë Alfred Rushaj, i cili edhe “de jure” do ta shpallë non grata.