Braçe: Karteli i grurit do të rrisë çmimet me 30%

Erion Brace dita jone zevendeskryeministri 1100x620

Erion Braçe ka reaguar mbi rritjen e çmimit të grurit në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Braçe vë alarmin se çmimi do të rritet me 30% në bazë të marrëveshjes së importuesve të grurit.

“U harrua karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës! Sot, karteli ka njoftuar çdo prodhues brumërash se do të rrisë çmimet me 30%! Merruni me dy kufoma që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin në 14 shtator”, shkruan Braçe në Facebook.

Prej disa ditësh, në Shqipëri është rritur çmimi i bukës me 10% më shumë, ndërsa shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit.