Deklarata e Gabriel Escobar: Mbështesim bisedimet Kosovë-Serbi, shqetësim për zvarritjen e procesit

escobar 1100x620

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Brukseli, por u shpreh i shqetësuar me zvarritjen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Ne do të mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për të sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër bllokut dhe të punojmë me BE-në për të integruar pjesën tjetër të rajonit. Kjo përshin edhe sinjale të fuqishme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë zgjidhjen e mospajtimeve të Shkupit me Bullgarinë”-tha Eskobar, duke theksuar se kjo çështje duhet të zgjidhet menjëherë.