Edhe të vaksinuarit do të bëjnë test dhe karantinë, Belgjika vendos kufizime për udhëtarët nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Edhe te vaksinuarit do te bejne test dhe karantine Belgjika vendos kufizime per udhetaret nga Shqi 1100x620

Belgjika ka rikthyer kufizimet për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë, pas rekomandimit të Bashkimit Europian pak ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjes mes shteteve, në kuadër të masave kundër COVID-19.

Ministria jonë e Jashtme njoftoi se, sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës:

– Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën e shtatë përgjigjja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

– Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

– Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të  pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.