Holyfield kthehet me turp në boks

Rikthimi në boks i Evander Holyfield në moshën 58-vjeçare përfundoi vetëm pas 2 minutash. Ish-kampioni i peshave të rënda u rrëzua në tapet që në shkëmbimet e para nga ish-luftëtari i UFC-së, Vitor Belfort (44 vjeç), ndërsa arbitri vendosi menjëherë që të ndërpriste ndeshjen, në mënyrë që të shmangte ndonjë dëmtim të rëndë për Holyfield.

Pas dyluftimit, 58-vjeçari shprehu pakënaqësinë e tij.

“Isha shumë mirë, më vjen keq që arbitri mori atë vendim. Ishte vendimi i gabuar. Nuk duhet ta ndërpriste aq shpejt dyluftimin”, tha Holyfield, i cili vendosi të ndeshej vetëm një javë më parë, kur u mësua se Oscar De La Hoya nuk ishte i gatshëm për të boksuar, pasi ndodhet i shtruar në spital me Covid-19.

Ndeshja e fundit e Evander Holyfield ka qenë kundër Brian Nielsen, në vitin 2001.