Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Ishin me 40 km/h, nuk mund të flasim për aksident të rrezikshëm”

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 08:31 | Sporte të tjera

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton u bënë protagonistë në Monza të një aksidenti të frikshëm, me makinën Red Bull që u ngjit sipër asaj Mercedes. Njëra nga gomat e pasme, preku në kokë britanikun dhe tragjedia u shmang vetëm falë “Halo”-s.

“Falënderoj Zotin dhe Halo-n”, tha Hamilton pas garës, por nuk e shikon kaq të rëndë aksidentin Fernando Alonso.

https://a2news.com/2021/09/12/perplasja-e-titullit-ne-f1-hamilton-dhe-verstappen-rrezikojne-shume-ricciardo-triumfon-ne-itali/

Sipas spanjollit 40-vjeçar, aksidenti nuk ishte i rrezikshëm, pasi ndodhi kur makinat po garonin me 40 km/h.

“Ata janë dy kampionë, që luftojnë gjithmonë në limite. Sapo e pashë aksidentin, është fat i keq. Makina kërcen paksa, takohet rrotë më rrotë me makinën tjetër dhe aty Red Bulli “fluturon” në ajër. Por, ishte shpejtësi shumë e ulët, rreth 40 km/h. Nuk kishte rrezik”, u shpreh piloti i Alpine.

https://www.instagram.com/p/CTudGnloM0Q/

“Aksidenti në Silverstone ishte më i rëndë. Në këtë rast, të dy bënë atë që duhej, por fatkeqësisht u prekën. Në nisje, Giovinazzi dhe Leclerc, po ashtu edhe Stroll dhe Perez, bënë aksidente të ngjashme, por duke qenë se nuk u prekën rrotë më rrotë, nuk përfundoi si në rastin e Hamilton-Verstappen”, shtoi Alonso.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu