Prokuroria i kthen përgjigje Metës: Asnjë ministër në hetim

Më pak se 24 orë pasi presidenti Ilir Meta i kërkoi informacione për anëtarët e kabinetit qeveritar, Prokuroria e Përgjithshme i kthen përgjigje Presidentit të Republikës.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për asnjë nga 16 ministrat e propozuar nga Rama nuk ka të regjistruar ndonjë hetim penal nga prokuroritë e vendit.

Ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të parlamentit, Meta kërkoi informacione shtesë për 16 ministrat e propozuar nga Rama. Sipas afateve që janë parashikuara në Kushtetutë, ministri emërohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve.