Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kreu i La Liga-s: Reali ka luksin të blejë lojtarë si Mbappe e Haaland

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 21:34 | Futboll
Kreu i La Liga-s: Reali ka luksin të blejë lojtarë si Mbappe e

Pas largimit të Ronaldos, e këtë merkato vere edhe të Lionel Messi-t, La Liga ka mbetur pa asnjë nga yjet më të mëdha të futbollit.

Tashmë Reali po tenton me të gjitha mënyrat për të transferuar Mbappe, por dështoi në verë dhe tashmë do ta synojë atë në merkaton e ardhshme. Transferimi i mundshëm i Mbappe te Reali ka sjellë përplasje të forta me PSG dhe në këtë çështje është përfshirë së fundmi edhe kreu i La Liga-s, Javier Tebas.

Ai është shprehur së fundmi se Reali i ka të gjitha mundësitë për të transferuar lojtarë si Mbappe e Haaland, ndërsa ai thekson se PSG nuk mund të refuzonte një ofertë të majme kur ka 400 milionë humbje.

“Reali i Madridit ka shituar shumë lojtarë gjatë dy viteve të fundit dhe ka arkëtuar më shumë se 200 milionë euro, ndaj e ka luksin të blejë lojtarë si Mbappe e Haaland. Nga ana tjetër më habit PSG-ja, që ka regjistruar 400 milionë euro humbje dhe guxon të refuzojë oferta 200-milionëshe”, u shpreh Tebas.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani