Madonna shokon publikun e MTV Video Music Awards, striptizëm në moshën 63-vjeçare

Madonna shokoi publikun e MTV Video Music Awards, duke e nisur ceremoninë e ndarjes së çmimeve me një performancë të përzier me striptizëm. 

63-vjeçarja u prit me ovacione kur u paraqit në skenën e Barclays Center, në Nju-Jork, mbrëmjen e së dielës.

Ovacionet u shtuan kur Madonna hoqi xhaketën dhe qëndroi në skenë me një kostum të ngushtë të zi, që tregonte shumë.