Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mendohej i vdekur, lideri i Al Kaedës rikthehet me video për 11 Shtatorin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 09:30 | Bota

Mendohej se kishte vdekur muaj më parë, por lideri i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri, zgjodhi pikërisht përvjetorin e 11 Shtatorit, ku ai ishte një nga mendjet së bashku me Osama Bin Laden, për të shpërndarë një video ku egjiptiani që cilësohet historikisht si mendja pas organizatës terroriste komenton disa ngjarje, duke u fokusuar te situata në Izrael.

Videoja duket një provë që lajmi i vdekjes së tij në nëntorin e kaluar është i pavërtetë. Në videon që zgjat rreth një orë dhe që u shpërnda në rrjetet ekstremiste pikërisht në 11 shtator, Al Zahwahiri komenton ngjarje si sulmi ndaj një baze ruse, si dhe vendimin amerikan për t’u tërhequr nga Afganistani, që kanë ndodhur në fillimin e këtij viti.

Al Zawahiri në videon e shpërndarë

Gjithsesi, videoja mund të mos jetë regjistruar ditët e fundit, pasi lideri terrorist nuk përmend rikthimin në pushtet të aleatëve talebanë në Afganistan.

https://a2news.com/2020/11/20/burime-nga-pakistani-ka-vdekur-al-zawahiri-doktori-qe-trashegoi-al-kaeden-nga-bin-laden/

Egjiptiani me profesion mjek, “trashëgoi” organizatën pas vdekjes së Osama Bin Laden, në 2011.

https://a2news.com/2021/09/11/si-ndryshoi-bota-pas-11-shtatorit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë