Merkel në Tiranë, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim

44051 1100x620

Të martën, në orën 10:00, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të mbërrijë në Pallatin e Brigadave, ku do të pritet nga kryeministri Rama, për takimin e paralajmëruar me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet do të jenë të mbyllura, njofton Kryeministria, ndërsa rreth orës 14:00 është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për mediat në “Tirana Business Park” në Rinas. Por deri tani, dy shtete nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në agjendën e vizitës së Merkel në Tiranë, publikuar nga Ambasada gjermane, janë planifikuar takime dypalëshe mes kancelares dhe krerëve të qeverive të Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut./A2 CNN