Meta dekretoi Ramën kryeministër, sot kryeparlamentarja Nikolla mbledh Kuvendin

Kuvendi mblidhet sot në seancën e tretë për këtë legjislature. Pas zgjedhjes si kryeparlamentare, Lindita Nikolla mori vendimin e saj të parë, duke thirrur mbledhjen e seancës në orën 17:00, ku në rend dite janë zgjedhja e Byrosë dhe përbërja e sekretariateve, caktimi i kryesive të komisioneve parlamentare dhe atë të anëtarëve zëvendësues.

Teksa pritet që presidenti t’i japë dritën jeshile kabinetit të ri qeveritar, tashmë momenti më i rëndësishëm i këtij fillimi të legjislaturës së 10-të, është paraqitja e programit të qeverisë socialiste në këtë mandat të tretë dhe debati parlamentar me kthimin e opozitës reale në Kuvend.