Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut vizitë në Kazakistan, në fokus Afganistani dhe bashkëpunimi ekonomik

bujar osmani 1100x620

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zhvilloi një vizitë në Kazakistan, ku në një status në Facebook, ai ka bërë të ditur se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi ekonomik dhe multilateral.

“Vizita e parë zyrtare në Republikën e Kazakistanit në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtëm që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Në takim me kolegun tim, Ministrin Mukhtar Tleuberdi theksin e vendosëm në bashkëpunimin ekonomik dhe multilateral, veçanërisht në kontekst të kryesimit vijues të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Shfrytëzuam rastin të nënshkruajmë Plan Aksionar për bashkëpunim ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme për periudhën 2021-2023, si dhe Protokoll për shkëmbim  të instrumenteve për ratifikim.

Takim edhe me Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, ku temë kryesore ishin ngjarjet në Afganistan, si dhe potencialet e të dyja vendeve që të bartin bashkëpunimet ndërmjet rajoneve të Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore”.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019