Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

"Nuk mund ta besoj!" Britney Spears njofton fejesën me trajnerin personal Sam Asghari

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 07:30 | Showbiz

Këngëtarja Britney Spears njoftoi në mediat sociale fejesën e saj zyrtare me trajnerin personal, Sam Asghari, duke mbledhur mbi një milion e gjysmë shikime në vetëm pak orë.

Princesha 39-vjeçare e pop-it postoi një video të shkurtër në Instagram duke treguar një unazë diamanti në gishtin e saj dhe duke komentuar: "Nuk mund ta besoj!"

Nga ana tjetër, edhe 27-vjeçari Sam Asghari, postoi një fotografi në profilin e tij në të cilën puth Spears dhe tregon unazën në gisht.

Të dy u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur ata performuan së bashku në videoklipin e hitit të saj "Slumber Party".

Ylli i popit ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme me reperin Kevin Federline dhe pati një martesë të shkurtër me mikun e fëmijërisë Jason Alexander, e cila u anulua pas vetëm 55 orësh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu