Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PD braktisi seancën, Balla: Do të jemi barazim edhe pse shqiptarët kanë përcaktuar shumicën

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 18:35 | Politikë
PD braktisi seancën, Balla: Do të jemi barazim edhe pse

Taulant Balla foli pas seancës së sotme në Kuvend, e cila u braktis nga Partia Demokratike pas përplasjeve për caktimin e anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare.

Balla u shpreh se koha për debate ka përfunduar. “Nuk e fsheh keqardhjen lidhur me arsyen për t’u larguar nga një seancë që është dakordësi e plotë. Se grupet parlamentare miratojnë propozimet e tyre. Rregullorja përcakton qartë se në këtë seancë nuk do ketë debat. Përcaktohet qartë që opozita ndiqet parimi që ka nga një debatet në komision. Dhe e drejta e mazhorancës për të pasur një deputet në më shumë se dy komisione për të ruajtur shumicën. Unë propozova për më shumë kohë për LSI që nuk mundën të propozonin anëtarë të komisioneve.

Megjithatë shpresoj që kjo ngjarje të mos përsëritet më dhe do e them që koha për debate ka përfunduar. Kemi një mandat të rëndësishëm dhe PD ka një mandat tjetër në opozitë. Nuk do gjejmë arsye kot për të bërë debat dhe për tu larguar. Dëshira jonë ishte që komisionitet të fillojnë punë por do kemi edhe një seancë tjetër. Dhe do kemi edhe dy grupe të tjera parlamentare. Do jemi barazim edhe pse shqiptarët kanë përcaktuar se kush është shumica. Megjithatë në jemi të gatshëm që edhe pas kësaj shprehje dhe gjuhe të papranueshme nga opozita ne do kemi dëshirë për të punuar dhe gjetur rrugë të komunikimit dhe dialog konstruktiv”, u shpreh Balla. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë