Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pse Merkel zgjodhi Shqipërinë dhe Serbinë? Analistët: Rama dhe Vuçiç, fëmijët e dashur të procesit të Berlinit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 16:04 | Politikë
Pse Merkel zgjodhi Shqipërinë dhe Serbinë? Analistët: Rama

Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Ballkanin Perëndimor, në udhëtimin e lamtumirës para se të tërhiqet nga skena politike. Por përse liderja gjermane zgjodhi të qëndrojë pikërisht në këto dy qytete; Tiranë dhe Beograd? Analisti Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane thotë se për kancelaren Merkel, Vuçiç dhe Rama kanë qenë fëmijët e dashur në procesin e Berlinit.

“Më duket se Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama i duken Merkelit si fëmijët e saj të dashur në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Kam frikë se largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE”, tha Naim Leo Beshiri, Drejtori Institutit për Çështjet Evropiane.

Marko Savkoviq nga Fondi për Përsosmëri Politike pohon se "është interesantë që Merkel nuk do të shkojë në Kosovë”.

“Nuk besoj se ky është distancim ndaj Kurtit, por interesante është që ajo nuk po shkon atje. Në fund, nuk e di pse ajo nuk po shkon as në Maqedoninë e Veriut, e cila është shtyrë pa meritën e saj në fund të listës së vendeve për integrim evropian”, shprehet Marko Savkoviq, Fondi për Përsosmëri Politike.

Kur bëhet fjalë për Serbinë në veçanti thotë Deutsche Ëelle, gjermania nuk është vetëm një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomik, por edhe një, zëri i të cilit shihet si vendimtar për procesin e integrimit evropian. Për analistët vizita që zhvillohet pak parazgjedhjeve në serbi, vjen si mbështetje për presidentin Vuçiç, i cili nga ana e tij nuk do të lë pa e shfrytëzuar gjatë fushatës zgjedhore.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani