Qeni në ballkon, atraksioni i veçantë i qytetit

Çdo qytet ka atraksionet e veta turistike, vendet që duhen vizituar doemos dhe muzetë.

Por, një qytet në Poloni ka një atraksion të padëgjuar më parë: një qen në ballkon. Nuk bëhet fjalë për një statujë qeni, si në rastin e Hachiko-s në Stacionin Shibuya të Japonisë. Është një qen i vërtetë që qëndron në ballkonin e një banese në qytetin Gdansk.

“Qeni në ballkon” ka marrë 5 yje në faqet polake me këshilla për turizmin, ndërkohë që në Facebook, Milka ka mijëra ndjekës.