Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rregullat e talebanëve për vajzat që duan të ndjekin universitetin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 11:02 | Bota
Rregullat e talebanëve për vajzat që duan të ndjekin

Më 15 gusht, talebanët morën pushtetin në Afganistan, dhe një nga temat më shqetësuese ka qenë e drejta e grave dhe vajzave, pasi në regjimin e kaluar (1996-2001) e kanë pasur të ndaluar që të punonin ose studionin.

Talebanët kanë premtuar që ajo kohë nuk do të kthehet më, por kanë bërë të qartë që rregullat do të jenë strikte. Kështu, vajzat lejohen që të studiojnë, por ministri i Arsimit të Lartë i qeverisë së re, Abdul Baqi Haqqani, ka njoftuar në konferencë për shtyp rregullat që duhet të ndjekin.

https://a2news.com/2021/09/12/thirrje-nga-kabuli-qeveria-shqiptare-te-jape-bursa-per-studentet-afgane/

Së pari, vajzat dhe djemtë do të jenë në klasa të ndara. Arsyeja është se studimi bashkërisht pengon femrat që të përqendrohen në studim dhe është “kundër Islamit dhe vlerave kulturore afgane”.

Gjithashtu, për të shmangur çdo lloj ndërveprimi mes meshkujve dhe femrave, vajzat duhet të dalin nga mësimi 5 minuta para.

Së treti, vajzave duhet t’u japin mësim vetëm profesoresha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë