Vaksinimi i studentëve, ende shumë skepticizëm mes të rinjve

30 shtatori po afron, por studentët ende nuk po vaksinohen. Ndonëse janë të ndërgjegjshëm për përballje me kufizime në rast se nuk imunizohen, të rinjtë ende nuk janë të bindur nëse duhet të marrin dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Po cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë të rinjtë të refuzojnë vaksinën?

Studentët nuk do të lejohen në auditorët e shkollës, të universiteteve dhe as në konvikte nëse brenda 30 shtatorit nuk vaksinohen.