182 viktima nga shirat sezonalë në Pakistan

pakistan 1 1100x620

Numri i të vdekurve nga shirat sezonalë në Pakistan ka arritur në 182 vdekje, me 18 viktimat e fundit të regjistruara gjatë aksidenteve të lidhura me shiun në 24 orët e fundit në vend.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA), krahina më e prekur, dje por edhe që nga fillimi i sezonit të shirave, në qershor, është ajo veriperëndimore e Hajber Pakhtunkhwa.

Që nga 1 qershori, të paktën 270 persona janë lënduar në këtë zonë në aksidente të lidhura me shiun, ndërsa 82 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Gjatë shirave sezonalë të këtij viti, 263 shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe 262 shtëpi të tjera u dëmtuan pjesërisht në të gjithë vendin.