24 viktima nga koronavirusi në Kosovë

8 te vdekur dhe 2236 raste te reja me koronavirus ne Kosove 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 24 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, janë regjistruar edhe 357 persona të infektuar ndërsa afro 16 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.

1498 persona janë shëruar, ndërsa është vaksinuar 20 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit, 369 033 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 697 914 persona kanë marrë dozën e parë.