Angela Merkel, sot në Tiranë. Pritet nga Rama, takime dhe me liderët e Ballkanit Perëndimor

Merkel 1100x620

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, viziton sot Tiranën. Merkel do të pritet rreth orës 10:20 përmes një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave, nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë për rreth 30 minuta.

Në orën 11:00, delegacionet e të dyja vendeve do të mbajnë një takim bilateral e më pas do të zhvendosen në “Tirana Business Park”, ku pritet të vijnë dhe liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet mes liderëve dhe zonjës Merkel do të zgjasin për rreth 2 orë, ndërsa në orën 14:35 është parashikuar dhe konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama me kancelaren, Angela Merkel.