Apple prezanton iPhone 13, Pro Max më i shtrenjti në histori

Gjigandi i teknologjisë Apple ka prezantuar ditën e martë 4 modelet e reja të iPhone-ve, njëri prej të cilëve është më i shtrenjti që ka dalë ndonjëherë.

Në shfaqjen e përvitshme, ku prezantohen për publikun krijimet e reja u zbuluan dhe dhe dy lloje të reja iPads dhe Apple Watch.

Vëmendja kryesore ishte tek iPhone 13, i cili është i pajisur me çipin më të shpejtë, internet 5G si dhe një kamera për dritë të ulët që të lejon “të shohësh në errësirë”.

Memoria standard e iPhone 13 është dyfishuar dhe fillon nga 128 GB, në mënyrë që të bësh sa më shumë foto.

Ndërkohë iPhone 13 Pro Max ka një opsion me memorie 1TB që e bën atë modelin më të shtrenjtë në histori me rreth 1800 euro. Ndërsa çmimet për modelet standarde të iPhone 13 mbetet të pandryshuar 930 euro dhe 820 euro për iPhone 13 Mini.

Risi këtë vit për iPhone 13 është dhe ngjyra rozë.