Bilanci i procesit të Berlinit, prej vitit 2014, pak vepra të realizuara në terren

Që prej nisjes së përpjekjeve në Gusht 2014, Procesi i Berlinit ka shërbyer si një platformë gjithëpërfshirëse për të rritur bashkëpunimin politik, ekonomik e shoqëror në Ballkanin Perëndimor, me objektivin final përshpejtimin e integrimit europian të rajonit.

Pas shumë takimesh, e marrëveshjesh të firmosura, rezultati i prekshëm për qytetarët e 6 shteteve ka qenë i vogël. Kjo veçanërisht krahasuar me impaktin e premtuar për projekte qindra miliona euroshe, që mbeten ende për t’u konkretizuar.

Vetëm Shqipëria ka përfituar në letër 183 milionë euro në grante, e marrëveshje kredie prej qindra miliona eurosh, për të realizuar investime në fushën e transportit, energjisë, mjedisit dhe infrastrukturës digjitale. Por nga 37 projektet e fituara, pjesa dërrmuese janë ende në fazën e përgatitjes, ndërsa vetëm 9 prej tyre janë përfunduar: e këtu kryesisht studime në letër.

Projektet më të bujshme si Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, Bypass i Tiranës, apo gazsjellësi Adriatiko-Jonian janë ende larg realizimit. Veprat e vetme të kryera lidhen me ujësjellës kanalizimet, projekte që nxisin pak entuziazmin e popullit, si dhe rehabilitimi i rreth 800 kilometrave rrugë rurale.

Me largimin e kancelares Angela Merkel nga froni i politikës europiane, Procesi i Berlinit, i iniciuar prej saj, sheh nisjen e një faze të re me më shumë investime të premtuara e rreth 9 miliardë euro grante për rajonin. Por do të vazhdojë në një klimë më të ashpër politike brenda rajonit, ku projekti i Open Balkan ka sjellë debate të mëdha, si nga vendet jopjesëmarrëse, ashtu edhe brenda vetë territorit të tre iniciatorëve./A2 CNN

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Dy javët e fundit situata ka pësuar ndryshime të ndjeshme
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Totali i rasteve aktive mbi 12700, 458 për 100 mijë banorë
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Numri i humbjeve të jetës në raport me rastet është 1,6%
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: 741 819 persona të vaksinuar me dy doza, 33% e popullsisë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Mbulimi vaksinal në rritje, nuk kemi humbje të vaksinave
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Vaksinimi duhet të arrijë mbi 95% në të gjitha grupmoshat
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 230 të shtruar në spitale, 30% e kapaciteteve ende të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,001% e rasteve në spital janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,0006% e viktimave nga Covid-19 janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid
  • LAJMI I FUNDIT | Rakacolli: Arsimtarët e pavaksinuar, test PCR negativ çdo javë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Incidenca te të vaksinuarit, 22 herë më e ulët se të pavaksinuarit