Disa të infektuar me Covid-19 nga rrethi i ngushtë i Putin, presidenti rus në vetizolim

Disa te infektuar me Covid 19 nga rrethi i ngushte i Putin presidenti rus ne vetizolim 1100x620

Presidenti rus, Vladimir Putin është vetizoluar pasi disa persona të rrethit të tij të ngushtë kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e konfirmoi Kremlini që gjithashtu shtoi se presidenti kishte kryer një test, i cili kishte dalë negativ.

Putin është vaksinuar në muajin mars kundër koronavirusit, më shumë se 3 muaj pasi nisi vaksinimi i grupmoshës së tij.

Kremlini tha gjithashtu se të gjithë takimet e presidenti rus për këtë javë do të zhvilloheshin me videokonferencë.