Dyfishohen viktimat në Itali, mbi 4 mijë raste të reja

ITALIA CERTIFIKATA frame 120 1100x620

24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë 72 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës, nga 36 që ishin një ditë më parë. Me këto shifra bilanci i viktimave që nga nisja e pandemisë shkon në mbi 130 mijë.

Gjithashtu, nga 318 mijë testime të kryera 4021 prej tyre rezultuan pozitiv. Aktualisht në mbarë vendin janë ende 122 mijë persona aktiv me Covid.