Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Franca i jep nënshtetësinë 12 mijë punëtorëve të huaj, “një falënderim për ndihmën gjatë pandemisë”

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 08:41 | Bota
Franca i jep nënshtetësinë 12 mijë punëtorëve

Qeveria franceze ka vendosur të përshpejtojë dhe të thjeshtësojë procedurat për nënshtetësi për rreth 16 mijë punëtorë të huaj, si falënderim për ndihmën që i kanë dhënë vendit gjatë periudhës së gjatë dhe të vështirë të pandemisë nga COVID-19.

Bëhet fjalë për kategori punësh të ndryshme, kryesisht në terren, si infermierë, sanitarë, punonjës të sigurisë, kujdestarë të moshuarve. Për këto profile procedura e nënshtetësisë u ul nga 5 në 2 vite, me thjeshtësim të kritereve burokratike për të aplikuar. Si pasojë, nga 16 mijë kërkesat, 12 mijë u pranuan.

“Këto punëtorë iu përgjigjën thirrjeve të kombit, pra është normale që kombi të marrë përgjegjësi për to, dhe t’i falënderojë”, deklaroi ministrja për Nënshtetësinë, Marlene Schiappa.

Kjo nuk është iniciativa e parë e qeverisë franceze ndaj këtyre kategorive të sakrifikuara gjatë emergjencës sanitare. Në prillin e vitit 2020, operatorët sanitarë në spitale u shpërblyen me rreth 1500 euro bonus.   

https://a2news.com/2021/08/31/certifikata-shendetesore-e-detyrueshme-per-1-8-milione-punonjes-ne-france/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani