Juventusi gjen fitoren në Champions, Atalanta e Gjimshitit barazon ndaj Villarreal

dybala 1100x620

Juventusi është një tjetër skuadër në Champions League. Bardhezinjtë kanë arritur të marrin vetëm një pikë këtë sezon në 3 ndeshjet e para të Serie A, ndërsa Champions League ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.

Skuadra e drejtuar nga Allegri triumfoi 0-3 në transfertë ndaj suedezëve të Malmo-s, duke bindur edhe në lojë. Golat u shënuan nga Sandro, Dybala e Morata që në pjesën e parë.

Ndërkohë, Atalanta, me Gjimshitin në mbrojtje, u mposht në Spanja nga Villarreali. Skuadra italiane arriti të shënojë e parë me anë të zviceranit Freuler, ndërsa Villarreali barazoi në fundin e pjesës së parë me Trigueros. Në pjesë e dytë, Danjuma kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Gosens barazoi shifrat, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Manchester United u mposht 2-1 nga Young Boys.