“Kokë më kokë” me Merkel, Kurti: Procesi i Berlinit s’ka nevojë për variante alternative

Pas takimit me Merkel, Albin Kurti u shpreh se u konfirmua se procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Në drekën e përbashkët, por edhe takimet e udhëhequra nga Merkel, u konfirmua se procesi i Berlinit u konfirmua se është edhe korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë nevojë për variante të tjera alternative.

Në bisedat që pata, unë theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Për vendet tona theksova që janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme dhe siguri për të gjithë në rrugëtimin Europian. E para, është sundimi i ligjit, e dyta është demokratizimi, e treta është ballafaqimi me të kaluarën që nuk lejon në liri të ketë kriminel të luftës dhe e katërta është reciprocitreti i të drejtave të pakicave kombëtare në kundërshti me hegjemonit nacionaliste në Ballkan”.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti u shpreh se Beogradi nuk mund të shpërblehet me territore.

“Sa i përket raporteve të Kosovës ,me Serbinë, ato janë dy shtete që realizojnë dialog për marrëdhëniet në të ardhmen. Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. E theksova se Kosova nuk mund të kthehet pas vitit 2008. Nuk mund ta shpërblejmë Serbinë me territore. Krimet e kryera gjatë luftës nuk do tí harrojmë, por nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi”, tha Kurti.