Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Krasniqi: Nuk ka më kapital gjerman në Tiranë e Kosovë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 10:13 | Politikë
Krasniqi: Nuk ka më kapital gjerman në Tiranë e Kosovë

Për analistin Afrim Krasniqi, Gjermania ka qenë kritike, por edhe mbështetëse ndaj Shqipërisë.  Në studion e "Ditarit" në A2 CNN, ai tha se nuk ka asnjë kompani gjermane në Tiranë dhe Kosovë, për shkak të korrupsionit.

“Gjermania i ka vendosur kushte. Shqipërisë Nuk ka asnjë kompani serioze që ka ardhur në Shqipëri për shkak sesa më të korruptuar të jenë strukturat administrative dhe vendimmarrëse nxiten drejt oligarkëve vendas. Nuk ka më kapital gjerman në Tiranë e Kosovë dhe mesazhi gjerman është që ne duhet të kemi partneritet”.

Krasniqi thekson se Shqipëria ka përmbushur disa kritere, por kërkohen hapa më seriozë dhe luftë ndaj korrupsionit.

“Është shteti që ka lobuar më shumë. Nëse ne kemi qenë vonuar në disa procese, kemi përmbushur në thelb disa kritere që kërkonte Gjermania. Por kërkohen hapa më seriozë, luftë ndaj grupeve të korruptuar dhe fatkeqësisht i kemi përdorur për fushatë elektorale. Vetë kancelarja ka qenë shumë e vëmendshme ndaj stabilitetit, se sa demokracisë”.

Sa i takon bashkëpunimit politik me rajonin, Krasniqi shtoi se kërkohet një strategji e mirëfilltë politike dhe rajonale.

“Edhe në Serbi përmendi Kosovën, bashkëpunimin politik. Ne do të duhet të kemi strategji, ne nuk kemi strategji. Nuk mund të jenë 3 nga 6 vendet në bashkëpunim rajonal. Ky është mesazhi që ju keni marrë angazhime, por sot është koha që të mbahen premtimet. Gjermania ka fondacione politike në Shqipëri, janë aktorë në jetën e përditshme që ndihmojnë partitë për t’i demokratizuar, nga tranzicioni në fazë të maturuar. SHBA-ja ka qenë tërhequr 10 vitet e fundit nga rajoni. BE-ja ka bërë të njëjtën gjë dhe nuk pritet të ndryshojë politika e jashtme gjermane”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë