Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kritikat e Ramës ndaj Kosovës, reagon Albin Kurti: S’e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 16:46 | Kosova
Kritikat e Ramës ndaj Kosovës, reagon Albin Kurti: S’e di

Pas kritikave të radhës të kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës për faktin se nuk përfshihet në nismën Ballkani i Hapur, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti thekson se Procesi i Berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

https://a2news.com/2021/09/14/ballkani-i-hapur-rama-nuk-e-kuptoj-si-kosova-nuk-e-shfrytezon-kete-mundesi-per-vete-po-rri-dhe-ben-teori-konspiracioni/

Nuk e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala këtu. Po ua tregoj qëndrimin tim. Kjo është që procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian. Ballkani jo që nuk është 3 shtete, por është 12 shtete dhe ka procesin e Berlinit. Iniciativat rajonale, ne nuk besoj se duhet të bëhen pa BE-në brenda. Tek e dyta s’e kemi BE-në. Kosova është e pavarur, për të cilin ne duhet të angazhohemi për njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohjen e saj. Çdo mirëkuptim ndaj Serbisë i kushton Kosovës.

Kurti u shpreh i prerë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur. Ai thekson se do të vijojë takimi i përbashkët mes qeverisë së Prishtinës dhe të Tiranës.

“Do të kemi takim mes dy qeverive. Sa të formohet qeveria e Shqipërisë do të fillojmë takimet. Kemi gjëra të panumërta që na afrojnë dhe na bashkojnë. Pyetjet bëhen për një të vetme që na ndan”, tha Kurti.

https://a2news.com/2021/09/14/koke-me-koke-me-merkel-kurti-procesi-i-berlinit-ska-nevoje-per-variante-alternative/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani