Kurti: Ramën e takova dhe në Dhërmi, por nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur

Rama Kurti 1100x620

Në një deklaratë për gazetarët pas takimit të sotëm në Tiranë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i prerë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai theksoi se edhe në takimin me Merkel është konfirmuar se Procesi i Berlinit është i mjaftueshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Rama, duke theksuar se e vetmja pikë ku nuk ka kompromis është pikërisht Ballkani i Hapur. Kurti përmendi se takohet shpesh me kryeministrin Rama.

“Me Ramën takohemi në çdo samit e konferencë. Hera e fundit ishte para dy javësh në Slloveni. Jemi takuar në Tiranë dhe në Dhërmi. Nuk biem dakord me Ballkanin e Hapur. Unë mendoj se nuk është nismë për shqiptarët e Kosovës, për gjërat e tjera ne diskutojmë”, tha Kurti.