Merr flakë ish-fabrika e Penicilinës në Romë, lëndohet një emigrant

fabrika 1100x620

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në ish-fabrikën e Penicilinës në Romë. Një ndërtesë e braktisur prej kohësh, që u bë strehë për emigrantët dhe njerëzit e pastrehë para se të dëboheshin zyrtarisht.

Brenda ndodhej një qytetar me origjinë nigeriane, i cili është djegur në këmbë.

Një grup aktivistësh nga “Pushteti i Njerëzve” të angazhuar në fushatën elektorale për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri, ngritën alarmin, duke kujtuar se disa ditë më parë ata kërkuan sekuestrimin dhe bonifikimin e strukturës. Sipas tyre, godina përmbante asbest dhe mbetje toksike, “një bombë ekologjike mbi banorët e të gjithë Romës lindore”.