Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta dekreton kabinetin qeveritar “Rama 3”

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 20:33 | Politikë
Meta dekreton kabinetin qeveritar “Rama 3”

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të qeverisë "Rama 3" mbrëmjen së martës. Më herët, ai kërkoi informacione nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me ministrat e rinj, për të cilët mori përgjigje se ndaj asnjërit nuk ka proces të hapur.

https://a2news.com/2021/09/13/kerkoi-informacione-per-ministrat-e-kabinetit-rama-3-prokuroria-e-pergjithshme-i-kthen-pergjigje-presidentit/

Ministrat e dekretuar nga Presidenti Meta

  1. Zoti Edi Rama- Kryeministër;
  2. Zoti Arben Ahmetaj - Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
  • Zonja Olta Xhaçka - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Zoti Niko Peleshi - Ministër i Mbrojtjes;
  • Zoti Bledar Çuçi - Ministër i Brendshëm;
  • Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
  • Zonja Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Zonja Evis Kushi - Ministër i Arsimit dhe Sportit;
  • Zoti Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë;
  • Zonja Elva Margariti - Ministër i Kulturës;
  • Zonja Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Zonja Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
  • Zonja Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
  • Zonja Elisa Spiropali - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
  • Zonja Edona Bilali - Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
  • Zonja Bora Muzhaqi - Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
  • Zonja Milva Ekonomi - Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Tashmë, kryeministri Rama do t’i paraqesë Kuvendit programin qeverisës dhe emrat e ministrave të rinj, ndërsa më pas ata do të betohen para Presidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë