Në burg për korrupsion, refuzohet për herë të 8 kërkesa për lirim e gjyqtares

enkeleda hoxha 1100x620 1 1100x620

Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të 8 kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion. Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin e gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt-ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike.

Por, në fund, gjykata ka refuzuar sërish, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.