Bayern Munchen e ka bërë rrugë tashmë ndaj Barcelonës duke e mposhtur me lehtësi. Këtë herë, në ndeshjen e parë të grupit në Champions League, kampionët e Gjermanisë kanë triumfuar 0-3 në “Camp Nou”.
Pa Lionel Messin, Barcelona ishte një ekip pa busull në fushën e lojës. Gjermanët e udhëhequr nga polaku Lewandowski dominuan totalisht sfidën.
Goli i parë u realizua nga Muller në minutën e 33. Dominimi vijoi dhe në pjesën e dytë, ku Lewandowski realizoi edhe dy gola të tjerë, duke e vulosur ndeshjen në 3-0. Takimi tjetër i këtij grupi mes Dinamos së Kievit dhe Benfikës u mbyll në barazim pa gola.
Ndërkohë, Chelsea mori një tjetër fitore të dhuruar nga belgu Lukaku, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Zenit.