Nuk ka nevojë për gjak blu, mjaftojnë 36 euro për të marrë titullin fisnik në Skoci

fisnik 2 1100x620

Për të gjithë ata ëndërrimtarë, që kanë shumë dëshirë për fisnikëri, nuk ka nevojë të keni gjak blu. Në Skoci, për shembull, mjaftojnë vetëm tridhjetë e gjashtë euro. Janë rreth 250 000 njerëz që janë bërë Lairds, Lords and Ladies të Glencoe. Për ta bërë këtë, mjafton të blini një ngastër të vogël toke, nga një sipërfaqe prej një metër katror, ose deri në nëntëdhjetë, për më pak se dyzet euro.

Gjithçka ka nisur që nga viti 2006. Kompania skoceze, Highland Titles, ka ofruar mundësinë për të blerë një truall në internet në Rezervën Natyrore Glencoe, në Malësi të Skocisë. Në këtë mënyrë, ju mund të bëheni zot apo zonjë e kompletuar me një akt të certifikuar dhe të dërguar nga kompania. Por kjo nuk është e gjitha, duke blerë tokën mund të ndihmoni edhe mjedisin, pasi të gjitha fondet janë të destinuara për mbrojtjen e florës dhe faunës së Parkut. Si në çdo ëndërr fisnikërie që respekton vetveten, pronësia e tokës është edhe e trashëgueshme. Titulli mund të transmetohet brez pas brezi. Toka mund të vizitohet dhe të mbillet me pemë, por nuk mund të ndërtosh në të. Blerja e tokës është mbi të gjitha simbolike dhe plotësisht e përjashtuar nga taksat dhe shpenzimet që duhen paguar.