Para Milanit, Klopp: Jemi në grupin e kampionëve, Ibrahimovic, një nga më të mëdhenjtë

klopp 600x338

“Zlatan është një lojtar i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm, por edhe Giroud është një lojtar i madh”.

Kështu është shprehur trajneri i Liverpool, Klopp, në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes ndaj Milanit në Champions League.

Ibrahimovic do të mungojë ndaj Liverpool për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitjen e paradites së të martës, ndërsa tashmë Pioli është në dilemë për të aktivizuar titullar në sulm francezin Giroud ose kroatin Rebic.

Më tej, trajneri gjerman vlerësoi skuadrën kuqezi, ndërsa foli edhe për grupin e vështirë. “Milani mungon në Champions prej vitesh, por është paraqitur mirë në gati një vit e gjysmë. Po ashtu, edhe këtë sezon e kanë nisur mirë, kështu që do të jetë e vështirë për ne. Atletico dhe Porto janë dy skuadra me përvojë, ndërsa Milani ka një histori të madhe. Me pak fjalë, jemi në grupin e kampionëve”.

E të flasë për Liverpool-Milan, nuk ka sesi të mos përmendësh edhe finalen e Stambollit të 16 viteve më parë. “E kam parë atë ndeshje si një person që i pëlqen futbolli, jo si një tifoz i Milanit apo i Liverpool-it dhe pas rezultatit 3-0 të pjesës së parë u duk se Milani kishte gjithçka në dorë, më pas u kthye në një nga ndeshjet më të bujshme në historinë e futbollit”, tha Klopp.