Pas heqjes së tumorit, Pelé gati të dalë nga terapia intensive

PELE PAS OPERACIONIT frame 1141 1100x620

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pelé është gati të dalë nga pavioni i terapisë intensive, në spitalin e Sao Paolos, aty ku përpara disa ditëve i’u nënshtrua operacionit për heqjen e një tumori në zorrë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, gjendja shëndetësore e 80-vjeçarit duket e qëndrueshme dhe lajmet e mira u dhanë nga një prej vajzave të tij, Kely Nascimento.

Ajo publikoi një mesazh në gjuhën portugeze dhe një në anglisht, në faqen e saj në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të yllit brazilian të futbollit duke buzëqeshur. “Është mirë pas operacionit, nuk ka dhimbje dhe është në humor të mirë. Ndoshta vetëm pak i bezdisur sepse mund të hajë vetëm xhelatinë, por do të rezistojë”, shkruante Kely.

Vajza e atij që cilësohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori, njoftoi gjithashtu se në ditët e ardhshme Pelé do të transferohet në një tjetër dhomë të repartit dhe më pas do të kthehet në shtëpi.

Sipas raportit më të fundit të spitalit, i cili u publikua të premten e kaluar, Edson Arantes do Nascimento, “po rikuperohej në mënyrë të kënaqshme, ishte aktiv në biseda dhe paraqeste shenja jetësore brenda kufijve normalë”.

  • LAJMI I FUNDIT | Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti raportohet të jetë i magnitudës 3,9
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti, 24 kilometra në verilindje të Tiranës, me thellësi 10 km
  • LAJMI I FUNDIT | Tërmeti ndodhi saktësisht 2 vite pas atij të 21 shtatorit 2019